Zbulohet gjithçka: Ja pse u prish koalicioni LDK-LVV në Vushtrri, VV-ja akuzon Isa Mustafën

Aktuale

Zbulohet gjithçka: Ja pse u prish koalicioni LDK-LVV në Vushtrri, VV-ja akuzon Isa Mustafën

Nga: N.Sh Më: 30 janar 2021 Në ora: 09:48
Albin Kurti, Xhafer Tahiri dhe Besim Muzaqi

Koalicioni qeverisës në Vushtrri ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, ka marr fund.

Kështu, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka prishur koalicionin me LVV-në ku ka thënë se tash do të qeverisin të vetëm.

E sot, ka reaguar Qendra e Lëvizes Vetëvendosje në Vushtrri, e cila ka sqaruar se pse ndodhi kjo shkëputje e koalicionit.

Në këtë ragim, akuzohet edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa së ai ka “gisht” në këtë punë.

“Në seancën e djeshme, Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkoi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një mbledhje të radhës, ku 'Plani i Rimëkëmbjes' do të plotësohej me projektet për të cilat Komuna ka paguar 140.000 €, dhe jo të vinte një material gjysmak, pa përmbajtje konkrete, ku “projektet” paraqiten me pak fjalë, pa asnjë detaj dhe vetëm si koncepte, kryesisht të marrura copy-paste, pa asnjë analizë profesionale. Kjo tendencë për të kaluar këtë plan me nguti dhe pa analizë, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! – Qendra Vushtrri e bën tejet iniciativë të dyshimtë. Kësisoj ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit të hetoi këtë çështje!”, shkruan Lëvizja Vetëvendosje në komunikatë.

Në këtë komunikatë të LVV-së, thuhet se asnjëhrë nuk do t’i braktisin qytetarët dhe interesat e tyre.

Komunikata e plotë:

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri sqaron opinionin publik lidhur me vendimin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri për shkëputjen e  koalicionit.

Dallimet tona të vazhdueshme dhe insistimi i Kryetarit Tahiri për të monopolizuar proceset e prokurimit dhe mbikëqyrjes ishin të dyshimta. Ne e kemi paralajmëruar atë disa herë dhe i kemi dhënë rastin të përmirësohet, por ndodhi e kundërta.

Argumentet e prezentuara nga Xhafer Tahiri kinse për mosvotimin e 'Planit për Rimëkëmbje Ekonomike' të Vushtrrisë janë krejtësisht të paqëndrueshme. Ky votim është vetëm shkas i një përcaktimi të mëherëshëm, madje jo nga z. Tahiri, por niveli qendror i LDK-së e kryetari Isa Mustafa.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka mbështetur unanimisht ndarjen e mjeteve për këtë projekt dhe ka  mbështetur të gjitha procedurat administrative që të kemi një plan të vërtetë, ashtu sipas kontratës, operatori ekonomik, do të duhej të përgatiste së paku 10 projekte të detajuara zhvillimore, me të cilat komuna jonë do të aplikonte në ministritë e linjës dhe tek donatorët e brendshëm dhe të jashtëm, në shërbim të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve.

Në seancën e djeshme, Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkoi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një mbledhje të radhës, ku 'Plani i Rimëkëmbjes' do të plotësohej me projektet për të cilat Komuna ka paguar 140.000 €, dhe jo të vinte një material gjysmak, pa përmbajtje konkrete, ku “projektet” paraqiten me pak fjalë, pa asnjë detaj dhe vetëm si koncepte, kryesisht të marrura copy-paste, pa asnjë analizë profesionale. Kjo tendencë për të kaluar këtë plan me nguti dhe pa analizë, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! – Qendra Vushtrri e bën tejet iniciativë të dyshimtë. Kësisoj ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit të hetoi këtë çështje!

Kërkesa jonë ishte parimore dhe e drejtë: parat e paguara nga buxheti komunal, të mos paguhen në projekte të cilat nuk përmbushin as minimumin e asaj për çfarë janë kontraktuar.

 Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do t’i braktis asnjëherë dhe për asnjë moment qytetarët dhe interesat e tyre, por nëse kryetarit Tahiri i ka penguar kërkesa jonë për shqyrtim të mirëfilltë dhe transparenca për këtë plan atëherë problemi qëndron diku tjetër. Puna parimore, transparente, e përgjegjshme dhe llogaridhënëse para qytetarëve do të jenë përherë primare për mënyrën tonë të qeverisjes. Nga këto nuk mundemi dhe nuk do të heqim dorë asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat