Vjosa Osmani sot në Mitrovicë me prindërit

Aktuale

Vjosa Osmani sot në Mitrovicë me prindërit

Më: 30 janar 2021 Në ora: 13:02
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka marrë mbështetje edhe nga prindërit e saj për iniciativën që ka nisur pas ndarjes nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ajo këtë e ka bërë të ditur me anë të një fotografie në rrjetin social Facebook ku është me dy prindërit e saj dhe mbrapa është slogani i iniciativës së saj në këto zgjedhje “Guxo”.

“Me babin e mamin sot në Mitrovicë”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë së Osmanit.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit Osmani pritet që të garojë në një listë me Lëvizjen Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat