“Kurti merr para nga Serbia dhe Rusia”, kandidati i VV-së reagon për akuzat e rënda, ka një kërkesë për drenicasit

Aktuale

“Kurti merr para nga Serbia dhe Rusia”, kandidati i VV-së reagon për akuzat e rënda, ka një kërkesë për drenicasit

Nga: A.Zh Më: 30 janar 2021 Në ora: 15:35
Liri Loshi, Albin Kurti; foto ilustrim nga "Bota sot"

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Liri Loshi, ka folur pas akuzave se lideri i kësaj partie merr para nga Serbia dhe Rusia.

Ai ka mohuar një gjë të tillë, duke u kërkuar votuesve nga Drenica që të mos u besojnë gënjeshtrave dhe shpifjeve për Kurtin, përcjell Bota sot..

Postimi i tij në Facebook:

Drenicasit e mi të dashur! Ju jeni aq të zgjuar sa ta kuptoni se Albin Kurti nuk merr para nga Serbia dhe Rusia.

Unë ju kuptoj që votën tuaj t’ia dedikoni vuajtjeve dhe martirizimit, por nuk e besoj se atë do t’ia dedikoni gënjeshtrave e shpifjeve.

Uroj që të keni kushte për t’i votuar lirshëm ata që ju i çmoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat