Armend Muja reagon pas vizitës së Albin Kurtit në Mitrovicën e Veriut, këto janë fjalët e tij

Aktuale

Armend Muja reagon pas vizitës së Albin Kurtit në Mitrovicën e Veriut, këto janë fjalët e tij

Nga: A.Morina Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:55
Armend Muja dhe Albin Kurti

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar pas raportimeve se kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit i është ndërprerë vizita në Mitrovicën e Veriut.

Muja përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se vizita nuk është ndërprerë dhe se Kurti me Osmanin e kanë realizuar vizitën sipas agjendës.

“Vizita është pritur me shumë entuziazëm nga qytetarët në Jug dhe Veri. Raportimet se vizita në Veri është ndërprerë janë të pavërteta. Kosova është një dhe e pandashme”, u shpreh Muja, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

#KREJTdheDREJT në Mitrovicë: sapo ka përfunduar vizita e Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në Mitrovicë. Vizita është realizuar sipas agjendes - Trepçë, ecje në Urën e Ibrit, Vizita në Xhaminë e Urës së Ibrit, Kodër të Minatorëve, te Liqeni dhe Iliridë. Vizita është pritur me shumë entuziazëm nga qytetarët në Jug dhe Veri. Raportimet se vizita në Veri është ndërprerë janë të pavërteta. Kosova është një dhe e pandashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat