Ky është personi që Agim Bahtiri e shau me nënë, emër i njohur për publikun

Aktuale

Ky është personi që Agim Bahtiri e shau me nënë, emër i njohur për publikun

Më: 30 janar 2021 Në ora: 22:52
Agim Bahtiri

Tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në lagjen Iliridë të Mitrovicës Jugore përfundoi me tollovi.

Atë e shkaktoi një qytetar që tentoi disa herë ta marrë fjalën për, siç u arsyetua, t’ua parashtrojë disa pyetje kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

Në këto raste reagoi mbrojtja e afërt e këtyre të fundit, por edhe aktivistë. Madje i ashpër u tregua edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtirin që tentoi ta zgjdhë problemin vetë.

“Lëshomëni bre, Lëshomë… kush është ai ia q….. atë nanë…”, dëgjohet të ketë thënë Bahtiri.

Por, kush ishte qytetari të cilit ia drejtori këto fyerje Bahtiri?

Mësohet se bëhet fjalë për aktorin Berat Pllana.

Pllana ishte i njohur nga seriali "Zyrja për Gjithçka".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat