Analisti reagon pas ofendimit nga deputetja e PDK-së ndaj Kurtit e Osmanit

Aktuale

Analisti reagon pas ofendimit nga deputetja e PDK-së ndaj Kurtit e Osmanit

Më: 30 janar 2021 Në ora: 22:53
Jusuf Thaçi

Analisti Jusuf Thaçi thotë se kandidatja për deputete e PDK’së, Ganimete Musliu ofendoi Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin kur i quajti, pula të lagura.

Thaçi tha se kjo nuk do të duhej të ishte gjuha që flet një deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Desha me shpreh një shqetësim me deklaratën e zonjës Musliu sepse si deputete e disa legjislaturave e zëshme me shumë probleme në Kosovë, po i kritikon z.Kurti e zonjës Osmani për vizitën e tyre në veri… në njëfarë mënyrë i ofendoi se tha ‘janë larguar si pula të lagura”, tha Thaçi.

“Kritika për pamundësinë për të shkuar në një pjesë të territorit të Kosovës, mohimi i të drejtës elementare të qytetarit për me lëvizë lirshëm nëpër secilin pjesë të territorit të Kosovës, kritika i takon para së gjithash institucioneve shtetërore përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve”, shtoi ai.

“Përndryshe nëse do të shkonim me idenë që secili që shkon atje dhe kundërshtohet atëherë duhet me ju kundërvy, rrjedhimisht duhet me shkaktu incident. Unë nuk besoj se ka nevojë për me shkaktu incidente për shkak se nuk përfiton askush prej incidenteve’, theksoi Thaçi.

“Nuk besoj se një qasje të tillë ish dashtë më pas një deputete e Kuvendit të Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat