“Veç zoti nuk na ka harru, ejani shkojmë në Veri”, dalin pamjet e vizitës së ish-presidentit në Veri – policia e armatosur “deri në dhëmbë”

Aktuale

“Veç zoti nuk na ka harru, ejani shkojmë në Veri”, dalin pamjet e vizitës së ish-presidentit në Veri – policia e armatosur “deri në dhëmbë”

Nga: N. H Më: 31 janar 2021 Në ora: 10:38
Foto ilustruese

Edhe këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, është përfshirë në debatin lidhur me vizitën e djeshme në Mitrovicën e Veriut të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Zyberaj në profilin e tij në Facebook, ka shpërnda pamje nga vizita e parë e ish-presidentit Behgjet Pacollit në Veri të Mitrovicës.

“Kështu vizitohet veriu i Kosovës”, shkruan Zyberaj.

Në këtë video, dëgjohet deklarata e Pacollit që i drejtohet ish-kryetarit të Mitrovicës, Bajram Rexhepi, dukë thënë, “a po shkojmë në këmbë, ejani shkojmë”.

Aty Pacolli takohet edhe me qytetarët, të cilët thonë se kanë mbetur të harruar nga institucionet e vendit.

Kurse, nga pamjet shihet se Policia e Kosovës ishte e armatosur deri në dhëmbë.

Kujtojmë se Pacolli në vitin 2011 ishte zgjedhur si i pari i vendit. Ai në raundin e tretë të votimit kishte marrë 62 vota pro, katër kundër dhe një abstenim, numër ky i mjaftueshëm për t’u zgjedhur president i Kosovës.

Pacolli për këtë vizitë, kishte deklaruar se shkuarja e tij në veri kishte ndodhur kur në rrezik ka qenë që të shkëputet një pjesë e territorit të vendit.

Ai kishte deklaruar se shumë njerëz i kishin rekomanduar mos ta bëjë atë vizitë, por se nuk ka pasur dyshime me atë rast.

Në vazhdim mund t’i shikoni pamjet:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat