Pasi ia ndaluan kandidimin Kurtit, zyra ligjore e LVV-së akuzon dhjetë gjyqtarë të PZAP-së

Aktuale

Pasi ia ndaluan kandidimin Kurtit, zyra ligjore e LVV-së akuzon dhjetë gjyqtarë të PZAP-së

Nga: A.Morina Më: 31 janar 2021 Në ora: 12:01
Albin Kurti

Zyrtari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosjes, Blerim Sallahu, ka reaguar ndaj gjyqtarëve të Panelit Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me vendimin për mos lejimin e kandidimit të Kurtit.

Sallahu deklaroi se dhjetë gjyqtarë të PZAP-së, të cilët vijnë nga Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme, kanë kufizuar të drejtën themelore kushtetuese për tu zgjedhur.

“Duhet patjetër që të vendosim kritere ligjore më të ashpëra për pranim dhe disiplinim! Shihemi pas 14 shkurtit!”, tha Sallahu, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Dhjetë gjyqtarë të PZAP-së, të cilet vijnë nga Gjykata Themelore, e Apelit dhe Supreme, nuk kanë ditur që neni 29 par.1 pika e Ligjit për Zgjedhje nuk është lex specialis në raport me nenin 100 të Kodit Penal të kohës.

Në këtë mënyrë kanë kufizuar të drejtën themelore kushtetuese për tu zgjedhur.

Duhet patjetër që të vendosim kritere ligjore më të ashpra për pranim dhe disiplinim!

Shihemi mbas 14 shkurtit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat