Zyrtari i VV-së: Ka vetëm dy zgjedhje, do të ketë vetëm një fitues

Aktuale

Zyrtari i VV-së: Ka vetëm dy zgjedhje, do të ketë vetëm një fitues

Më: 31 janar 2021 Në ora: 15:08
Lëvizja Vetëvendosje

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendsoje, Përparim Kryeziu ka deklaruar se që nga marsi i vitit të kaluar mbështetja për Lëvizjen Vetëvensdoje është dyfishuar dhe se asnjëherë nuk ka rënë nën 50%.

Ai tha se nën nëntor të viti të kaluar, në Podujevë është dëshmuar se ajo është mbi 52% dhe se e tillë do të jetë edhe me 14 shkurt.

Kryeziu tha se vendimet e KQZ-së dhe PZAP-së poashtu edhe i Gjykatës Supreme, ishin të bazuara në një lexim të padrejtë të një aktgjykimi kontravers të Kushtetueses, duhet parë në raport me garën zgjedhore të 14 shkurtit.

Sipas tij, përderisa për Lëvizjen Vetëvendosje fitorja kuptim-mësohet jo vetëm duke qenë e para në garë, por duke u bërë shumicë parlamentare dhe se për PLAN-in fitorja kuptim-mësohet jo në raport me rezultatin e tyre në garë, por në raport me rezultatin e VV-së.

Kryeziu shtoi se për ta fitore është edhe nëse VV fiton vetëm 60 deputetë, në vend të 61, sepse pastaj lehtë bëhen bashkë, me Listën Serbe.

Postimi i plotë:

Që nga marsi i vitit të kaluar kur mbështetja qytetare për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është dyfishuar, ajo asnjëherë nuk ka rënë nën 50%. Në nëntor të vitit të kaluar, në Podujevë, na u dëshmua se ajo është mbi 52%. Ashtu do të jetë edhe me 14 shkurt.

Vendimet e KQZ-së, PZAP-së dhe ai i Gjykatës Supreme, të bazuara në një lexim të padrejtë të një aktgjykim kontravers të Gjykatës Kushtetuese, siç konludoi edhe vet Gjykata Supreme, duhet parë vetëm në raport më garën zgjedhore të 14 shkurtit. Nuk kanë të bëjnë asgjë me vendosjen e standardeve të reja ligjore, respektimin e ligjit apo dekriminalizimin e listave zgjedhore.

Përderisa për Lëvizjen VETËVENDOSJE! fitorja kuptimësohet jo vetëm duke qenë e para në garë, por duke u bërë shumicë parlamentare, për PLAN-in fitorja kuptimësohet jo në raport me rezultatin e tyre në garë por në raport me rezultatin e Lëvizjes. Për ta fitore është edhe nëse LV fiton vetëm 60 deputetë në vend të 61. Sepse pastaj lehtë bëhen bashkë, bashkë me Listën Serbe.

Ka vetëm dy zgjedhje, edhe do të ketë vetëm një fitues.

Andaj, sot dy javë #krejtdhedrejt fitores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat