Aktivizohet ish zv.ministri i Vetëvendosjes, e akuzon KQZ’në për mos-lejim të votimit të mërgatës

Aktuale

Aktivizohet ish zv.ministri i Vetëvendosjes, e akuzon KQZ’në për mos-lejim të votimit të mërgatës

Më: 31 janar 2021 Në ora: 19:04
Ilustrim

Yll Rugova, ish-zëvendës ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka akuzuar KQZ-në se po i merr të gjitha masat e nevojshme që ta ndalojë votimin e qytetarëve të Kosovës nga mërgata.

Shkak për këtë Rugova ka marrë rregullin për verifikimin e aplikuesëve përmes telefonit.

“Është e qartë që KQZ po merr të gjitha masat që ta ndalojë votimin e qytetarëve nga mërgata. Së pari duke e shpikur këtë rregullin e “verifikimit përmes telefonit”, ku deri më tash kanë arritur të thërrasin vetëm 62,000 aplikues, nga rreth 200,000 sa parashikohet të jenë në total. Ndërkohë që sot (e diel) është afati i fundit për verifikim”, tha ai.

Tutje, ashtu siç po e cilëson ai, afatin e shkurtër kohor për të votuar me postë, i cili është vetëm 10 ditë, ka thënë se ështëskemë e përgatitur që për qëllim ka të pengojnë demokracinë në radhë të parë, e së dyti ta dëmtojë Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Për më shumë, edhe këta qytetarë nga mërgata që qenkan verifikuar, janë obliguar që votën e tyre ta dërgojnë vetëm deri me datë 12 shkurt, ose ajo po u shpallka e pavlefshme. Pra, nëse posta vonohet, atëherë këtyre qytetarëve u privohet e drejta demokratike për votë. Këtu tash mund të imagjinoni presionet politike që do të bëhen ndaj postave për të nxitur dhe krijuar tollovi dhe vonesa në arritje të votave”, theksoi ai.

“Pra e gjithë skema e votave të mërgatës është inxhinjeruar që të pengojë demokracinë. E kjo po ndodhë për shkak se kapësit e shtetit janë të tmerruar nga ideja që vetëm nga diaspora për VV-në parashikohen mbi 20 deputetë më shumë (me kalulimin nëse matematikisht afërsisht 40 mijë vota sjellin 5–6 deputetë). Dhe me këto vota çkapja është e menjëhershme”, u shpreh tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat