Mërgimtarët AAK-së ia bëjnë dhuratë një autobus për ta realizuar fushatën

Aktuale

Mërgimtarët AAK-së ia bëjnë dhuratë një autobus për ta realizuar fushatën

Më: 31 janar 2021 Në ora: 21:18
Mërgimtarët AAK-së ia bëjnë dhuratë një autobus

Përkrahjen për Ramush Haradinajn në zgjedhjet e 14 shkurtit, disa mërgimtarë e shprehën edhe në njërin nga trenat zviceranë.

Por, meqë këtë mjet transporti nuk mund ta sillnin në Kosovë, përkrahësit nga Zvicra këtë të diel, ia sollën dhuratë një autobus AAK-së.

Me të figurat e kësaj partie do të shëtisin qytetet e Kosovës në fushatë zgjedhore.

Për këtë dhuratë që ua sollën bashkatdhetarët bashkë me votat e tyre, është falënderues nënkryetari Pal Lekaj i cili tha se ky mjet transporti ka një kuptim.

“Diaspora nuk është ashtu siç po thonë me Albinin, po shihet që janë me aleancën” tha Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat