Prokuroria në Gjilan jep detaje për rastin e policit i cili dyshohet se bëri vetëvrasje

Aktuale

Prokuroria në Gjilan jep detaje për rastin e policit i cili dyshohet se bëri vetëvrasje

Më: 31 janar 2021 Në ora: 22:06
Ilustrim

Zëdhënësja e Prokuroisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini tregoi për "Syri.net" se dyshohet se sot, më 31 Janar 2021, në hyrje të stacionit policor në Ranillug, një zyrtar policor me armë zyrtare ka kryer vetëvrasje.

"Me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë", ka theksuar ajo.

E për policin i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje ka raportuar Syri, emri i tij të cilit thuhet se është Reshat Hoda.

Derisa për motivet e një akti të tillë ende nuk dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat