Policia jep detaje për zyrtarin policor që kreu vetëvrasje

Aktuale

Policia jep detaje për zyrtarin policor që kreu vetëvrasje

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Një rast i rëndë u raportua të ketë ndodhur mbrëmë në rajonin e Gjilanit, saktësisht në Ranillug.

Zyrtari policor, Reshad Hoda kreu vetëvrasje, duke i dhënë kështu fund jetës së tij.

Pas kësaj, Policia e Kosovës ka deklaruar se i njëjti ka kryer vetëvrasje me armën zyrtare të cilën e posedonte.

Gjithashtu u theksua se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

“Ranillug, Gjilan 31.01.2021-18:56. Është raportuar se viktima mashkull derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, në rrethana ende të panjohura  me armën e tij zyrtare dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes. Njësit relevante dhe  ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës.  Arma zyrtare  e cila dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Ndryshe deri më tani është bërë e ditur se polici në fjalë është nga fshati Koretinë-Komuna e Kamenicës dhe se vetëvrasjen e kreu me një plumb tek shkallët e stacionit policor në Ranillug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat