Zemaj: Mjekët e rinj që filluan me programin e specializimit, do të marrin paga ndërmjet fondit për subvencione

Aktuale

Zemaj: Mjekët e rinj që filluan me programin e specializimit, do të marrin paga ndërmjet fondit për subvencione

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 11:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zmeaj ka zhvilluar sot një takim me specializantët e rinj.

Me këtë rast, Zemaj tha se mjekët e rinj të cilët kanë filluar me programin e specializimit, sipas specializimeve të ndara nga MSH do të marrin paga ndërmjet fondit për subvencione.

Nga 550 specializantë, 280 në lëmi specialistike të stomatologjisë dhe 270 në mjekësi të përgjithshme si “specializant me vetëfinancim” do të kenë financim në Ministrinë e Shëndetësisë me përkrahje të Qeverisë,sipas Zemajt.

“Këta specializantë, po subvencionohen gjatë shkollimit të tyre specialistik, me qëllim që të njëjtit ta përballojnë më lehtë krejt procesin e specializimit, deri në përfundim të programit.Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjatë këtij mandati, ka bërë një hap të jashtëzakonshëm duke ndarë 1500 specializime, pas një procesi të bllokuar pa asnjë arsye për disa vjet”, tha ai.

Tutje Zemaj tha se shpreh përkushtim që t’i jepet prioritet kategorisë së profesionistëve shëndetësorë.

“Duke uruar për këtë arritje specializantët e rinj, shpreh përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i dhënë gjithmonë prioritet kategorisë së profesionistëve shëndetësor, të cilët me punën e tyre, në veçanti në menaxhimin e pandemisë COVID-19 po tregojnë vlerat e larta profesionale dhe humane.Suksese!”.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat