16 mijë euro gjoba për tubimet elektorale në Prishtinë

Aktuale

16 mijë euro gjoba për tubimet elektorale në Prishtinë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Tubimet elektorale po vazhdojnë të mos respektohen nga partitë politike për mos respektimin e masave të pandemisë COVID-19.

Drejtori i Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, për Indeksonline ka deklaruar se deri më tani janë shqiptuar 8 gjoba për partitë politike.

“Deri më tani nga inspekcioni i Komunës së Prishtinës ka shqiptuar 8 gjoba me nga 2 mijë euro për partitë politike ku po i mbajnë tubimet elektorale të mosrespektimit të masave kundër pandemisë COVID-19, e shuma e kësaj është 16 mijë euro deri më tani”, ka thënë Tahiri

Lidhja Demokratike deri më tani ka marr 3 gjoba me nga 2 mijë euro për tubimet elektorale për mosrespektimin e masave të pandemisë Covid-19, ndërsa Parti Demokratike e Kosovës deri më tani ka marrë 2 gjoba.

Inspektorati i Komunë s së Prishtinës nuk la pa dënuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA’n për Kosovën ku i ka shqiptuar një gjobë më shumën prej 2 mijë eurove, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ku tani iu është future listës për garë edhe u.d Vjosa Osmani, iu është shqiptuar deri më tani vetëm një gjobë./E.B

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat