Hoti në takim me ambasadorin Szunyog, ja çfarë u diskutua

Aktuale

Hoti në takim me ambasadorin Szunyog, ja çfarë u diskutua

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 12:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti në takimin e rregullt  me ambasadori BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog,  ka biseduar rreth aktualitetit politik dhe ekonomik në vend, luftën kundër COVID-19 dhe agjendën e integrimit, përkatësisht reformës evropiane.

Hoti, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë në detyrë që me përgjegjësi të plotë t’i kryej të gjitha obligimet, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, deri në krijimin e Qeverisë së re.

Hoti me ambasadorin Szunyog ka biseduar edhe për masat që ka ndërmarrë Qeveria për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid 19, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, duke e falënderuar BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.

Tutje thuhet se Hoti ka shprehur vendosmërinë e Qeverisë në detyrë, që të vazhdojë me agjendën e reformës evropiane dhe në të njëjtën kohë të mirëmbaj kriteret e plotësuara tashmë, për liberalizimin e vizave, me qëllim që edhe qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm në vendet anëtare të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat