Të fortit e Vetëvendosjes zbarkojnë në Podujevë, marrin mbështetje të madhe atje

Aktuale

Të fortit e Vetëvendosjes zbarkojnë në Podujevë, marrin mbështetje të madhe atje

Nga: D.RR Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 13:57
Glauk Konjufca, Mefail Bajqinovci dhe Shpejtim Bulliqi

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka njoftuar se sot gjatë ditës kanë qenë në Podujevë së bashku me ish ministrin e jashtëm, Glauk Konjufcën, për t’i vizituar qytetarët llapjanë.

Bashkë me Bajqinovcin dhe Konjufcën, ka qenë edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ata atje kanë marrë mbështetje të madhe, që e përçon frymën fituese të VV-së si në zgjedhjet lokale të 29 nëntorit.

Bajqinovci ka shkruar se atje ka një mobilizim të jashtëzakonshëm për fitoren e Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat