Përfundon seanca - ja kërkesa e avokatit të Sali Mustafës

Aktuale

Përfundon seanca - ja kërkesa e avokatit të Sali Mustafës

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 14:43
Salih Mustafa

Ka përfunduar konferenca e Dhomave të Specializuara për ecurinë e çështjes ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Gjatë kësaj konference pati mospajtime në mes Prokurorisë dhe avokatit mbrojtës, Julius Von Bone lidhur me caktimin e datës për fillimin e gjykimit ndaj Mustafës.

Prokuroria fillimisht propozoi që gjykimi të nis në mars të këtij viti, ndërkaq avokati Von Bone tha se mbrojtjes i duhet kohë më së paku deri në gusht që t’i përfundoj hetimet.

Pas shumë debateve, mbrojtja e Salih Mustafës dhe Prokuroria kanë vendosur që deri në fund të muajit të merren vesh lidhur me afatet kohore dhe faktet të cilat do të paraqiten nga Prokuroria lidhur me çështjen.

Pas disa diskutimesh palët kanë arritur marrëveshjen që fundi i muajit të jetë afati i fundit.

Avokati mbrojtës i Salih Mustafës pastaj sërish ka thënë se afati më i mundshëm kohor për fillimin e gjykimit do të ishte korriku, por sërish Prokuroria nuk është pajtuar me këtë dhe ka kërkuar që gjykimi të nisë sa më shpejt.

Në fund, mbrojtja e Salih Mustafës ka kërkuar që konferenca e ardhshme statusore të mbahet pas dy muajsh.

“Thjeshtë arsyeja është që atëherë do të kemi një ide të qartë se ku kemi shkuar me hetimet tona dhe për të pasur një datë më të hershme për fillimin e procesit gjyqësor”, ka thënë avokati Von Bone. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat