Historike: Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë njohjen

Aktuale

Historike: Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë njohjen

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 15:01
Kryediplomati izraelit Gabi Ashkenazi duke nënshkruar dokumentin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, teksa ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, në zyret e saj në Prishtinë bëri të njëjtën gjë.

(E plotësuar 15:37) - Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti e ka quajtur historike vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Pak minuta pasi u konkretizua njohja e Kosovës nga Izraeli, shefi i ekzekutivit në detyrë tha se me njohjen e sotme Kosova e theu bllokadën e njohjeve për vendin.

Derisa theksoi se Kosova tashmë pritet të konsolidohet në arenën ndërkombëtare.

“Me marrëveshjen e sotme kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën. Vendosjen e marrëdhënieve diplomatike shteti i Kosovës konsolidohet në arenën ndërkombëtarë. Konkretizimi që bë sot tregon qartë për rëndësinë që ka marrëveshja e 4 shtatorit të Shtëpisë së Bardhë dhe i shuan gjithë zërat kritik”, tha ai.

Fjalë të mira për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelit shprehu edhe ministrja në detyrë e MPJ-së, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ani pse e quajti historike njohjen nga Izraeli, kryeministri në detyrë nuk dha detaje se kur pritet të vendoset ambasada e Kosovës në Jerusalem.

***

Kosova dhe Izraeli sot kanë zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi është lajmëruar nga Jerusalemi në ceremoninë virtuale të zyrtarizimit të kësaj njohjeje.

Pas deklaratave ku ai dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e kanë falenderuar e uruar njëri-tjetrin, Ashkenazi e ka zbuluar pllakën me mbishkrimin “Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael”.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

Image

Kosova do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendosjte ambasadën e saj në Izrael në Jeruzalem, dhe bashkë me Serbinë do të ishin vendet e para evropiane që e bëjnë këtë. Deri tani, vetëm SHBA-ja dhe Guatemala kanë ambasadat e tyre në Jeruzalem. Shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i vendosin dhe t’i mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv. 

Festë pas njohjes së Kosovës nga Izraeli, Hoti cakërron gotat me këshilltarin e Osmanit

Kosova dhe Izraeli i kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike mes tyre, duke e zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë përmes një ceremonie virtuale ku morën pjesë dy ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.

Pas ceremonisë virtuale, në një ambient me flamuj të Kosovës dhe Izraelit, por edhe flamurin e SHBA-së, janë parë duke festuar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Faton Peci, këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani. Ndonëse me një sërë mosmarrëveshjes dhe me shumë kundërshti mes tyre, Hoti dhe Peci që jo shumë kohë më parë ishin bashkëpartiakë, i kanë cakrruar gotat dhe e kanë uruar njëri-tjetrin për këtë sukses.

Gjatë ceremonisë, ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi është lajmëruar nga Jerusalemi në ceremoninë virtuale të zyrtarizimit të kësaj njohjeje. Pas deklaratave ku ai dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e kanë falenderuar e uruar njëri-tjetrin, Ashkenazi e ka zbuluar pllakën me mbishkrimin “Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael”.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

Kosova do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendosjte ambasadën e saj në Izrael në Jeruzalem, dhe bashkë me Serbinë do të ishin vendet e para evropiane që e bëjnë këtë. Deri tani, vetëm SHBA-ja dhe Guatemala kanë ambasadat e tyre në Jeruzalem. Shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i vendosin dhe t’i mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

Image

***

Të hënën, më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizuan marrëdhënie diplomatike. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

Ministri izraelit, Ashkenazi e cilësoi nënshkrimin e këtij dokumenti si moment "historik".

"Sot po bëjmë histori. Po vendosim marrëdhënie diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, një moment që është pritur nga shumëkush. Kjo është hera e parë që marrëdhëniet diplomatike po vendosen përmes Zoom-it. Sot ne kemi mundësi që të rrisim bashkëpunimin me popullin e Kosovës, me të cilin kemi marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore", tha ai.

Ministri izraelit falënderoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën që i ka dhënë Izraelit për të vendosur marrëdhënie me shtetet që deri nuk ka pasur raporte diplomatike.

“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën është një hap i rëndësishëm”, theksoi, duke shtuar se mëngjesin e 1 shkurtit ka miratuar kërkesën e Haradinaj-Stubllës që Kosova të hapë ambasadën në Jerusalem.

Izraeli ka falënderuar Kosovën për rolin që ka marrë në luftën kundër antisemitizmit.

Image

Ndërkaq, minstrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Haradinaj-Stublla, tha se pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, vendosja e marrëdhënieve diplomatike nuk do të ishte e mundur.

"Vendosja e këtyre marrëdhënieve diplomatike nuk do të ishte e mundur pa bekimin dhe përkushtimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara", tha Haradinaj-Stublla

"Kosova ka pritur për një kohë të gjatë që të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Sot, Izraeli bëhet shteti i 117 që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Njerëzit tanë kanë marrëdhënie miqësore dhe nga sot ne nisim marrëdhënie si dy shtete", shtoi ajo.

Haradinaj-Stublla tha se vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin forcon subjektivitetin ndërkombëtar dhe hap horizonte të reja për Kosovën.

Në dokumentin e nënshkruar të dyja shtetet zotohen që të bashkëpunojnë në shumë sfera.

“Të udhëhequr nga vullneti i përbashkët për të promovuar dhe forcuar lidhjet miqësore, si dhe për të zgjeruar horizontet e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe bazuar në parimet universale të ligjit ndërkombëtar; duke riafirmuar përkushtimin e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin e frytshëm në sferën politike, ekonomike, të tregtisë, teknike e kulturore dhe në sfera të tjera të interesit të përbashkët, (Kosova dhe Izraeli) kanë vendosur që të themelojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh”, thuhet në dokumentin të cilin e nënshkruan kryediplomatët e Kosovës dhe Izraelit.

Dokumenti i nënshkruar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike u nënshkrua në katër kopje: në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Matthew Palmer.

Në dokument po ashtu thuhet se aspektet teknike të këtij vendimi, përfshirë edhe akreditimin e ambasadorëve respektivë “do të jenë objekt i diskutimeve të mëtejme përmes kanaleve normale diplomatike”.

Ambasadorja e Kosovës në Izrael do të jetë Ines Demiri, e cila më 2020 ishte emëruar e ngarkuar me punë në po këtë shtet.

Gjatë ceremonisë, në mënyrë simbolike u zbulua edhe pllaka që do të vendoset pranë amabasadës së Kosovës në Jerusalem.

Dy ministritë po ashtu nënshkruan memorandum për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor. Që të dy këto memorandume ishin të shkruara në gjuhën angleze.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka mirëpritur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

“Marrëdhëniet ndërmjet dy popujve tanë kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi. Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hap rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”, tha Osmani përmes një deklarate për media.

Njohësit e çështjeve politike, Artan Muhaxhiri dhe Donika Emini, thonë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit do të ndikojë në konsolidimin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, në procesin e njohjeve të reja dhe anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ata po ashtu shtojnë se hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, mund të prodhojë reagime.

Ministri i jashtëm i Izraelit: Po bëhet historia

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diaspores Meliza Haradinaj dhe homologu i saj izraelit Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar marrëveshjen e njohjes reciproke mes dy vendeve dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Me këtë rast kryediplomati i Izraelit tha se me këtë marrëveshje po bëhet histori.

Ai tha se së shpejti pritet të hapet edhe Ambasada e Kosovës në Izrael.

“Po bëjmë historinë, po lidhim marrëdhënie diplomatike në mes të Kosovës, një moment i rëndëishëm ky. Sot është mundësia të ngrisim këto marrëdhënie në nivelë diplomatik. Njohja e shtetit të Kosovës nga Izralei vjen pas marrëveshjes të arritur në SHBA”.

“Sot kam pranuar kërkesën për hapjen e Ambasadës në Jerusalem dhe shpresojmë ta hapim sa më shpejtë atë’.

Image

***

Kosova dhe Izraeli kanë zyrtarizuar njohjen.

Formalizimi i kësaj marrëveshjeje historike u bë në mënyrë virtuale.

Kjo marrëveshje do të jetë në katër kopje, në anglisht, hindu, shqip dhe serbisht.

Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit, është arritur më 4 shtator të vitit të kaluar në Washington.

***

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj,mMinistri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, nënshkruan sot vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve.

Sot në këtë ceremoni solemne virtuale u firmos formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me shtetin e Izraelit.

Njohja nga Izraeli është arritur me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë në Washington, më 4 shtator 2020.

“Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë mikut e aleatit tonë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, ishte shprehur ministrja Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat