Njohja Izrael-Kosovë, ambasada amerikane: Kur partnerët tanë janë bashkë, SHBA është më e fortë

Aktuale

Njohja Izrael-Kosovë, ambasada amerikane: Kur partnerët tanë janë bashkë, SHBA është më e fortë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 17:59
Flamuri i Izraelit, SHBA-së dhe Kosovës, ishin të vendosur si në Jerusalem ashtu edhe në Prishtinë gjatë ceremonisë së vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka reaguar pas marrëveshjes diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë i është gëzuar zyrtarizimit të njohjes reciproket mes dy vendeve.

“Kur partnerët tanë janë të bashkuar, SHBA’ja është më e fortë. Përgëzime Kosovës dhe Izraelit”, ka shkuar ambasada.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

Të hënën, më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, normalizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ministrja në detyrë e Punëve të

Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat