Sali Berisha pas njohjes nga Izraeli: Ditë historike për Kosovën dhe kombin, goditje e rëndë për Serbinë

Aktuale

Sali Berisha pas njohjes nga Izraeli: Ditë historike për Kosovën dhe kombin, goditje e rëndë për Serbinë

Nga: G.B Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 18:24
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur ditë historike për Kosovën dhe gjithë kombin shqiptar, nënshkrimin e marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është një akt i një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe kombin shqiptar, dëshmi e një vullneti të dyanshëm për një të ardhme miqësore e të shkëlqyer midis dy vendeve dhe dy kombeve që kanë një trashëgimi të çmuar në marrëdhëniet dhe qëndrimin ndaj njëri tjetrit.

Berisha ka thënë se po ashtu, ky akt është një goditje e rëndë për Beogradin dhe projektin e tij të serbomadhisë, derisa Aleksander Vuçiç bëri gjithçka për të minuar zbatimin e kësaj marrëveshje por dështoi me turp.

Postimi i tij i plotë:

Ditë historike për Kosovën dhe Kombin!

Miq, sot në një takim virtual ministrat e jashtëm të Kosovës dhe të Izraelit, përkatësisht Meliza Haradinaj Stublla dhe Gabriel Ashkenazi firmosën me zoom, secili nga zyra e tij,
në një akt historik marrëveshjen e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Ky është një akt i një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe kombin shqiptar, dëshmi e një vullneti të dyanshëm për një të ardhme miqësore e të shkëlqyer midis dy vendeve dhe dy kombeve që kanë një trashëgimi të çmuar në marrëdhëniet dhe qëndrimin ndaj njëri tjetrit.

Në të njëjtën kohë ky akt është një goditje e rëndë për Beogradin dhe projektin e tij të serbomadhisë.

Marrëveshja u bë e mundur me ndërmjetësimin direkt të ish Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe vendimi u mor me datën 4 shtator 2020, gjatë takimit të delegacionit të Republikës së Kosovës të kryesuar nga kryeministri Hoti me ish presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Miku i Zografit Bis, serbomadhi Aleksander Vuçiç bëri gjithçka për të minuar zbatimin e kësaj marrëveshje por dështoi me turp.

Duke përfunduar miq, le të shprehim ne mirënjohje të thellë ndaj të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë akt tejet të rëndësishëm për marrëdhëniet midis dy vendeve.

Zoti i bekoftë Kosovën, Izraelin, shqiptarët dhe hebrenjtë kudo që janë! Urime! sb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat