Haliti: Kurti e Osmani do të na lënë pa shtet

Aktuale

Haliti: Kurti e Osmani do të na lënë pa shtet

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 22:10
Xhavit Haliti

Xhavit Haliti thotë se nëse vijnë në pushtet Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do na lënë pa shtet. Komentet e tij vijnë në Pressing kur u pyet nëse janë Kurti dhe Osmani ata që do e shkapin shtetin.

“Me mentë e tyre ata do të na lënë pa shtet”, thotë Haliti.

“Do të na lënë pa institucione, do të na lënë pa mundësi për të pasur shtet me mënyrën se si veprojnë”, tha Haliti.

“Na nuk jemi armiq, jemi kundërshtarë politik dhe unë jam me godit prej të parit deri të mbramin në hierarki nëse është i korruptuar, nëse ka argumente s’e ka qenë kundër politikave të shtetit”, theksoi Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat