Gjinovci: Mos t’i fryjmë problemit në Skenderaj

Aktuale

Gjinovci: Mos t’i fryjmë problemit në Skenderaj

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 23:46
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci ka komentuar vizitën e Albin Kurtit. Ky i fundit nuk u mirëprit në komunën që historikisht ka përkrahur PDK’në.

“Albini nuk e ka caktu sa policë duhet em qenë në Skenderaj e sa me qenë në veri dhe nëse dikush e ka sugjeru këtë janë zyrtarët policorë”, tha Ghjinovci në Pressing.

“Nëse dikush don me dyshu diçka, atëher duhet me dyshu pse në veri nuk paska pasur policë sa duhet dhe në Skenderaj paska pasur më shumë se që duhet”, shtoi ai.

“Zgjedhjet e lira janë diçka me të cilën ne duhet të mburremi dhe ta ruajmë si sytë e ballit”, tha Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat