Personi që e priti Albin Kurtit brenda në sallë në Skenderaj, tregon se si erdhi lideri i VV-së

Aktuale

Personi që e priti Albin Kurtit brenda në sallë në Skenderaj, tregon se si erdhi lideri i VV-së

Nga: D.RR Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 09:37
Albin Kurti në Skenderaj

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Liri Loshi ka qenë mbrëmë në tubimin e VV-së në Skenderaj, ku edhe ndodhi incidenti nga aktivistët e PDK-së.

Ai thotë se Albin Kurti erdhi pa makina të policisë, por vetëm me dy vetura private në të cilat ishin edhe kandidatët tjerë të VV-së.

Ai thotë se Albin Kurtin në Drenicë e ruan populli i vet.

Postimi i plotë:

Unë isha mbrëmë në një odë në lagjen Babaj të Llaushës me profesorin Ramiz Spahiu, i cili ka qenë komandant për moral i batalionit të parë të brigadës 112, ku unë përveç si mjek dhe reporter kam udhëhequr sektorin e moralit. Ramizi tash është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Bashkë me Ramizin po prisnim të vinte Albin Kurti. Ai erdhi i pashoqëruar nga policia. Ishte me dy makina civile, të cilat bashkë me të bartnin edhe pesë kandidatët e LVV-së për deputet. Pastaj shkuam bashkë për Skenderaj. Nuk kishte makina shoqëruese të policisë. Nuk është e vërtetë se Albini erdhi në Drenicë me njesitë speciale, siç u raportua rrejshëm mbrëmë nga dy zyrtarë të PDK-së. Albin Kurtin në Drenicë e ruan populli i vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat