Pas vizitës së Kurtit në Skënderaj reagon Lladrovci

Aktuale

Pas vizitës së Kurtit në Skënderaj reagon Lladrovci

Nga: D.RR Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:21
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci deklaroi se të gjithë duhet ta dinë se Drenica është një, sikur para një shekulli sikur sot, sikur nesër.

Lladrovci theksoi se me keqardhje ka mësuar se Albin Kurti ka zbarkuar në Skënderaj i shoqëruar me forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

“Sa i takon mikpritjes, Drenica është e mirënjohur dhe jo ai, po kushdo qoftë, ka qenë dhe është i mirëseardhur. Por, kurrë, as ka duruar as duron provokime, aq më pak, nga prania e Njësisë së Policisë tonë, Policisë së Kosovës, madje edhe me armë të gjata. Porosi për ata që nisen me përcjellje që bartin armë të gjata në Drenicë: Besoj se duhet ta dini se ky rajon historik, përgjithmonë ka hy në gjeografinë dhe historinë kombëtare si djep i UÇK-së, ashtu si udhëheqësit e saj, bashkë me mijëra heronj, dëshmorë e martirë të kombit”, tha Lladrovci.

Lladrovci pati edhe një porosi për ata që nisen me përcjellje që bartin armë të gjata në Drenicë, duke shtuar se duhet ta dinë se ky rajon historik, përgjithmonë ka hy në gjeografinë dhe historinë kombëtare si djep i UÇK-së, ashtu si udhëheqësit e saj, bashkë me mijëra heronj, dëshmorë e martirë të kombit

“Drenica është njëherësh kreatore e një qëndrese shembullore që filloi me Jasharajt legjendar që vijoi deri në çlirimin e Kosovës. Andaj, demonstrimi i forcës dhe disiplinës në Drenicë, nuk i bën nder kësaj ane, as partive që vinë për fushata, sepse, e duam shtetin tonë dhe institucionet, sepse, kemi paguar çmim tepër të lartë që të mos kemi sërish pamje të tilla tronditëse duke parakaluar uniformat dhe armët e gjata në shesh, kinse po ruajnë një shqiptar nga shqiptarët. Policia e Kosovës, duhet të japë sqarim, përse tërë ai kordon i policëve me armë të gjata në një qytet tejet miqësor, apo kishte informacion se jeta e dikujt ishte e kërcënuar. Nëse këtë nuk e sqaron Policia e Kosovës, për keqardhje, duket dorëzim para sondazheve të rrjeteve sociale, duke rënë viktimë e dezinformatave për rezultatin zgjedhor para zgjedhjeve madje edhe shpërdorim i autoritetit dhe nënshtrim para autoritetit të supozuar”, shtoi Lladrovci.

I pari i Drenasit tha se kjo nuk i duhet Drenicës dhe se ky vend ka qenë demokratik edhe kur ky term nuk ishte i njohur për tërë popullin tonë.

“Jo, kjo nuk i duhet Drenicës. Drenica ka qenë demokratike edhe kur ky term nuk ishte i njohur për tërë popullin tonë, sepse, nuk duronte as krajl as mbret. Uroj të mos përsëriten skenat e tilla. Partitë politike dhe vizionet janë të mirëseardhura këtu, por, mos harroni, në Drenicë, trima jemi vet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat