Haradinaj takohet me ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly

Aktuale

Haradinaj takohet me ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 12:40
Foto nga takimi

Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook bëri të ditur se u takua me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Ai tha se gjatë këtij takimi temë e bisedës ishte zhvillimi aktual në vend si dhe themelimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës.

“Falënderova z. Kolly për mbështetjen që ky vend mik i ka dhënë Kosovës dhe popullit tonë në vazhdimësi”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat