​Të hyrat e Doganës gjatë janarit shënuan rritje 9 për qind

Aktuale

​Të hyrat e Doganës gjatë janarit shënuan rritje 9 për qind

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 14:48
Foto

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit janar të këtij viti mbledhja e të hyrave ka shënuar rritje prej 9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas doganës kjo rritje është mjaftë domethënëse pasi muaji janar i vitit të kaluar ishte muaj pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID 19.

Në vazhdim ju sjellim komunikatën e plotë:

Dogana e Kosovës ka rritur performancën e të të hyrave duke tejkaluar vitit 2020 pe mbi 9%.

Mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje e cila nëse krahasohet me vitin e kaluar tregon qartë se performanca e doganës ka shënuar rritje, gjatë janarit 2020 ne kishim grumbulluar 73,2 milionë euro derisa raporti i këtij viti tregon 80,1 milionë euro apo apo 9.3% më shumë.

Kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit të kaluar (2020) ishte muaji i vetëm i vitit i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID 19, prandaj edhe ky kjo arritje tregon përkushtimin e doganës për të realizuar planifikimet financiare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat