Daut Haradinaj nderohet me pritjen në Xërxë, falënderon banorët

Aktuale

Daut Haradinaj nderohet me pritjen në Xërxë, falënderon banorët

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 18:25
Daut Haradinaj

Ish-shefi i Grupit Parlementar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe kandidat për deputet nga ky subjekt politik, Daut Haradinaj sot së bashku me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë vizituar qendrën tregtare ‘QTX’ në Xërxë.

Haradinaj ka publikuar fotografi nga kjo vizitë, ku shihet se është pritur nga shefi i kësaj qendre, Hekuram Popaj.

“Bashkë me Kryetarin e Komunës së Rahovecit Z. Smajl Latifi vizituam qendrën tregtare ‘QTX’ në Xërxë, qendër kjo që punëson më shumë se 100 punëtorë në terësi, me ç’rast u ndjeva i nderuar nga pritja e shefit të kësaj qendre Z. Hekuran Popaj dhe menaxherit të qendrës Z. Xhelal Thaqi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Tutje, Haradinaj ka shprehur falënderim për banorët e Xërxës dhe të fshatrave përreth për mikpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj tij.

Postimi i plotë:

Bashkë me Kryetarin e Komunës së Rahovecit Z. Smajl Latifi vizituam qendrën tregtare ‘QTX’ në Xërxë, qendër kjo që punëson më shumë se 100 punëtorë në terësi, me ç’rast u ndjeva i nderuar nga pritja e shefit të kësaj qendre Z. Hekuran Popaj dhe menaxherit të qendrës Z. Xhelal Thaqi.

Falënderim i veçantë po ashtu edhe për banorët e Xërxës dhe fshatrave përreth për mikpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat