Limaj godet tavolinën: Këtu s’ka pas shtet hiç bre para 20 vjetëve, këtu ka qenë Serbia

Aktuale

Limaj godet tavolinën: Këtu s’ka pas shtet hiç bre para 20 vjetëve, këtu ka qenë Serbia

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 00:37
Fatmir Limaj

Fatmir Limaj i Nismës Socialdemokrate nuk ka mohuar mundësinë e një koalicioni me VV’në pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai thotë se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti.

Ndërkohë ai është i bindur se vendi nuk do të udhëhiqet vetëm nga një parti politike.

“Unë kurrë nuk besoj se ky vend do të udhëhiqet vetëm nga një parti politike. Unë besoj se Kosova kurrë s’ka me u udhëheq nga një parti politike. Kosova si shtet nuk është në gjendje që të udhëhiqet vetëm nga një parti politike”, tha Limaj.

Ai ka kritikuar Kurtin i cili thotë se për 20 vjet është shkatërruar shteti i Kosovës nga keqqeverisja.

‘Si bre mund të thotë se për 20 vjet në këtë vend është shkatërruar ky shtet. S’ka pas shtet hiq para 20 vjetëve shtet. Para 20 vjetëve ka qenë Serbia. Ky vend ka qenë i pushtuar nga Serbia. Para 20 vjetëve ka qenë Serbia, ku ka jetuar më mirë’, theksoi Limaj.

Por Limaj nuk mohon mundësinë që ka mund të ketë më shumë zhvillime në vend.

“Ne nuk krahasohemi me Svicren. Kemi lënë Maqedoninë në shumë drejtime”, thotë Limaj.

“Ka pasur gabime, por s’mund të thuash se nuk është bërë asgjë’, tha Limaj.

“Këta mendojnë që ka ardh prej qiellit ajo ushtri që u votuar dje’, tha Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat