Kurti: Pushimi i lehonisë do të jetë 12 muaj për të dy prindërit

Aktuale

Kurti: Pushimi i lehonisë do të jetë 12 muaj për të dy prindërit

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 00:40
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpalosur programin qeverisës dhe listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt, përmes një lidhjeje direkte në rrjetin social Facebook.

Kurti në programin qeverisës thotë se pushimi i lehonisë do të jetë 12 muaj dhe se të dy prindërit do të kenë pushimin e lehonisë.

“Pushimi i lehonisë do të jetë 12 muaj dhe shteti do të jetë pjesëmarrës për pagesë dhe këtë mundësi do ta kenë të dy prindërit”, tha Kurti.

Ai madje tha se nënat që janë të papuna, në 6 muajt e parë të lehonisë do të paguhen me nga 250 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat