71 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

Aktuale

71 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustruese

71 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 54 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga ta 11 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë që 4 pacientë të tjerë janë në respirator (CPAP).

“Aktualisht 71 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 54 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), ndërsa 3 Pacientë janë shëruar”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 221 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat