“Albin Kurti financohet nga Serbia e Rusia”, ish-agjenti i SHIK-ut i reagon Sami Lushtakut, e quan kriminel ordiner

Aktuale

“Albin Kurti financohet nga Serbia e Rusia”, ish-agjenti i SHIK-ut i reagon Sami Lushtakut, e quan kriminel ordiner

Nga: N.Sh Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 14:22
Sami Lushtaku dhe Albin Kurti

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ashpër ndaj Sami Lushtakut, i cili ka thënë se Albin Kurti financohet nga Serbia e Rusia.

Miftari përmes një postimi në Facebook, Lushtakun e ka quajtur kriminel ordiner.

Miftari thotë se “baronët e krimit të organizuar në Kosovë”  i ka kapluar frika.

Postimi i Miftarit:

Të akuzohet Albin Kurti dhe LVV nga një kriminel ordiner si Sami Lushtaku se Albini financohet kinse nga Serbia dhe Rusia, është një kompliment, kjo tregon vetë friken që i ka kapluar Baronët e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë në shtetin tonë do të sundoj ligji vetëm me sundimin e ligjit Kosova do t‘i hap vet dyert e mbyllura në arenën ndërkombëtare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat