Florian Dushi: Vettingu nuk është ndëshkim por proces përmes së cilit synohet avancimi i sistemit të drejtësisë në vendin tonë

Aktuale

Florian Dushi: Vettingu nuk është ndëshkim por proces përmes së cilit synohet avancimi i sistemit të drejtësisë në vendin tonë

Nga: G.B Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 17:17
Florian Dushi

Zëvendësministri në detyrë, Florian Dushi, ka thënë se Vettingu nuk është masë apo ndëshkim, por proces i rishikimit dhe vlerësimit, rritjes së përgjegjësisë e llogaridhënies, përmes së cilit synohet avancimi i sistemit të drejtësisë në vendin tonë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ai është një proces që nuk e ka synim degradimin e as përjashtimin e askujt, por mbështetjen dhe mobilizimin e sistemit të drejtësisë dhe bartësve të tij, rritjen e efikasitetit, dhe përfundimisht, kthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Dushi ka thënë se në këtë kuadër, Kosova gjatë qeverisjes sonë ka kompletuar tashmë bazën ligjore për themelimin e Gjykatës Komerciale (Ekonomike), gjykatë e cila do të lehtësojë jashtëzakonisht shumë zhvillimin e biznesit në Kosovë.

Postimi i tij i plotë:

Vettingu nuk është ndonjë masë. Nuk është as ndëshkim. Vettingu është proces i rishikimit dhe vlerësimit, rritjes së përgjegjësisë e llogaridhënies, përmes së cilit synohet avancimi i sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Është proces i cili nuk ka si synim degradimin e as përjashtimin e askujt, por mbështetjen dhe mobilizimin e sistemit të drejtësisë dhe bartësve të tij, rritjen e efikasitetit, dhe përfundimisht, kthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Në këtë kuadër, pas procesit të rishikimit funksional, dhe rekomandimeve të dala nga ky proces, Kosova gjatë qeverisjes sonë ka kompletuar tashmë bazën ligjore për themelimin e Gjykatës Komerciale (Ekonomike), gjykatë e cila do të lehtësojë jashtëzakonisht shumë zhvillimin e biznesit në Kosovë, duke përfshirë edhe rritjen e sigurisë për investimet e huaja në vendin tonë.

Prandaj, duke e trajtuar këtë proces me profesionalizëm e seriozitet, duke e rritur efikasitetin në sistemin e drejtësisë, ne do të ndihmojmë edhe zhvillimin ekonomik dhe me këtë do të rrisim edhe mirëqenien e qytetarëve të vendit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat