Limaj ‘ashpërson’ tonet me Hoxhajn: Ka deklaruar se merr azil në Serbi nëse fiton UÇK-ja

Aktuale

Limaj ‘ashpërson’ tonet me Hoxhajn: Ka deklaruar se merr azil në Serbi nëse fiton UÇK-ja

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:54
Fatmir Limaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka hedhur sërish kritika në drejtim të kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj.

Limaj ka bërë të ditur se kritikat e tij për zotin Hoxhaj kanë ardhë në momentin që ai në Malishevë ka thënë se Nisma s’e kalon pragun.

Ai tutje ka cituar fjalët e Haki Dervishit , ku thotë se Hoxhaj  gjatë një takimi në disporë ka thënë se nëse fiton UÇK-ja do të marrë azil në Serbi.

“Zoti Hoxhaj është dashtë t’i përgjigjet asaj që kam thënë unë. Nuk ka njeri që nuk e din atë që kam thënë unë. Mbas thirrjes së tij për mosvotimin e Nismës, edhe unë kam tregu se çfarë ka thënë ai. Pasi ka shku në Malishevë ai ka konstatu se Nisma se kalon pragun, por s’ka faj se gjithçka e ka gjetë të gatshme edhe partinë edhe lirinë e vendit. Do ta tregon qytetari i Kosovës se cila do të jetë përgjigja me 14 shkurt. Veprimtari, Haki Drevishi thotë në njërin prej takimeve ku donin të grumbullonim fonde për UÇK-në, Hoxhaj, u ngre dhe tha se nëse fiton UÇK-ja unë kam me shku azil në Serbi. Të gjithë bashkëpunëtorët që e njohin zotin Hoxhaj ma kanë thënë këtë. Po të ishte zoti Thaçi këtu do ta citoja edhe Hashim Thaçin. por nuk nuk dua të flas, e ka thënë në mbledhje të Kryesisë së partisë. Ai njeri ka problem në shikimin e asaj që ka kalu vendi ynë” theksoi Limaj në Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat