Del dokumenti, kjo është deklarata tronditëse e Enver Hoxhajt për UÇK-në

Aktuale

Del dokumenti, kjo është deklarata tronditëse e Enver Hoxhajt për UÇK-në

Nga: G.B Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 12:53
Enver Hoxhaj

Ditë më parë, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një debat televiziv mori me vete dhe librin e Haki Dervishit “Një tregim ndryshe për diasporën dhe luftën”, në të cilën tha se është deklarata e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, se do të ‘kërkonte azil në Serbi nëse do të fitonte UÇK-ja”.

Lidhur me këtë deklaratë, Haxhi Haliti ka PDK tha se nuk beson që Hoxhaj të ketë thënë diçka të tillë.

Në këtë libër, autori Dervishi jep deklaratën e Hoxhajt, të cilën e quan tronditëse, përcjell Bota sot.

“Nëse fiton UÇK-ja, unë kam me ik azil në Serbi”, citon Hoxhajn autori.

Ai shkruan se kjo ishte deklarata më tronditëse se sa të gjitha akuzat që po u bëheshin.

Por, ai shton se pas luftës, Hoxhaj u bë një nga njerëzit më me ndikim në PDK por edhe në qeveritë e Kosovës dhe një nga njerëzit më të afërt të Hashim Thaçit.

Më poshtë deklarata në libër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat