Në shënimin e Ditës Botërore kundër kancerit, Jahjaga kërkon përmirësimin e infrastrukturës në shëndetësi

Aktuale

Në shënimin e Ditës Botërore kundër kancerit, Jahjaga kërkon përmirësimin e infrastrukturës në shëndetësi

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 13:36
Pamje nga takimi

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka kërkuar përmirësim të infrastrukturës dhe kushteve në sistemin e shëndetësisë.

Jahjaga në shënimin e Ditës Botërore kundër kencerit, tha se Kosova ka profesionistë të dëshmuar të cilët pa u kursyer janë gjendur gjithmonë afër pacientëve.

Ajo ka kërkuar që të kihet kujdes sa i përket identifikimit të hershëm të kësaj sëmundje.

“Kosova ende nuk i ka kushtet mira dhe infrastrukturën që të punohet siç duhet. Neve kemi profesionistët më të mirë në rajon që pa kursyer asgjë gjenden afër pacientëve. Shpreh falënderim si qytetare për këtë punë dhe përkushtim që keni treguar brenda këtij viti sfidues të ballafaqimit me Covid-19. Meqenëse shënojmë ditën kundër kancerit secili kujtojmë dikë që fatkeqësisht ka qenë ose është prekur nga kanceri ku disa prej tyre s’kanë mundur ta kalojmë e nuk janë me ne. Po ka edhe që kanë luftuar dhe janë këtu. E gjithë bota këtë ditë e shënon si ditë ndërkombëtare të luftës kundër kancerit. Kjo shënohet për të rritur vetëdijen për shkaktarët dhe trajtimin e kësaj sëmundje. Dimë që nëse kjo sëmundje zbulohet herët mund të mundet”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat