Zyrtari i VV-së akuzon rëndë Valdete Dakën: Duhet ta mendojmë mirë shumën që ia ka borxh mërgatës

Aktuale

Zyrtari i VV-së akuzon rëndë Valdete Dakën: Duhet ta mendojmë mirë shumën që ia ka borxh mërgatës

Nga: A.Zh Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 18:25
Valdete Daka

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha, ka akuzuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Dakën, për votat e mërgimtarëve.

Ai ka thënë se Daka i ka shumë borxh mërgatës, përcjell Bota sot.

Sipas tij, vlera e dërgimit të votës me postë, do të kushtojë miliona euro.

Postimi i Hoxhës në Facebook:

Duhet ta mendojmë mirë shumën që Valdete Daka ia ka borxh mërgatës. Mendoni që vlera e dërgimit të votës me postë të thjeshtë do të kapë shumën e miliona eurove!

Çfarë nuk bën mërgata për atdheun e vet! Çfarë nuk bën Valdete Daka dhe regjimi i vjetër kundër mërgatës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat