Petrit Zogaj: Vjosa Osmani do të tentojë që sa më shumë ta dëmtojë LDK-në

Aktuale

Petrit Zogaj: Vjosa Osmani do të tentojë që sa më shumë ta dëmtojë LDK-në

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 00:45
Vjosa Osmani

Analisti politik, Petrit Zogaj, ka thënë se Vjosa Osmani do të tentojë që sa më shumë ta dëmtojë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në Edicionin e Analizës Zgjedhore, ai ka shtuar se këtë do ta bëjë për ta forcuar rolin e saj brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Zogaj ka thënë se nuk do të ketë befasi për fituesin dhe humbësin në këto zgjedhje pasi që sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje është në pozicion mjaft të mirë.

“Besoj se tashmë ekziston përshtypja se zgjedhjet sikur kanë përfunduar dhe e gjithë çështja është sa vota do të marrë VV. Nuk ka befasi në këto zgjedhje për fituesin dhe për humbësin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat