Zeneli: Vetëvendosje synon shumicën absolute

Aktuale

Zeneli: Vetëvendosje synon shumicën absolute

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 07:11
Albin Kurti

Politologu Lulzim Zeneli po vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje, po synon shumicën absolute, për të cilën mendon se është e mjaftueshme për të qeverisur e vetme në mandatin e ardhshëm qeverisës.

Tutje në Edicionin e Analizës Zgjedhore, Zeneli foli edhe për subjektet tjera, për të cilat tha kanë synim ruajtjen e elektoratit, njofton Klan Kosova.

”Trendet e fundit dhe matjet që janë bërë na japin një pasqyrë se si po qëndron puna, dhe çdo subjekt politik e ka parasysh se ku mund të fokusohet në këtë periudhë”.

”Vetëvendosje si subjekti që po shihet në të gjitha matjet që po del i pari me këtë përqindje të përkrahjes synon ta mbërrijë atë shumicën e absolute, atë që mendon se mund ta ketë për të qeverisur e vetme në mandatin e ardhshëm”.

”Për subjektet tjera, kjo periudhë shfrytëzohet për ta ruajtur elektoratin e vet. Unë çka e shoh si target që e ka përcjellë rritjen e Vetëvendosjes në këtë fazë, është ajo pjesa e elektoratit, qytetarët që kanë abstenuar për një kohë të gjatë nga proceset”.

”E dyta është votuesi i fjetur, që tashmë ne e quajmë, dhe që dihet se s’ka qenë numër i vogël. Mos të harrojmë kontingjenti i ri që i shtohet numrit të votuesve çdo vit, janë gjenerata e re. Vetëvendosje ka ditur që të adresojë tek kjo kategori politikat e veta dhe propagandën dhe porosinë që ka arritur ta materializojë në numër të votave”.

Tutje ai theksoi që këto zgjedhje do të determinojnë skenën politike.

”Nëse bazohet në këto matje ndryshohet ky konfiguracion. Ajo që mund të themi, është se këto zgjedhje definitivisht do ta determinojnë skenën politike në vend”.

”Ndaj nëse kemi këtë trend, për mua është e pakuptimtë, se si zhvillohet fushata me këtë agresivitet me këtë masë”.

”Mesazhi është për qytetarin, në këtë periudhë të pandemisë, kur kemi këto matje, që veç e determinojnë rezultatin final të këtyre zgjedhjeve, është mirë që subjektet të ofrohen me politika të unitetit, dhe të përçojnë porosi të kulturës politike të asaj që ne na të na identifikojë si shoqëri e civilizuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat