Vrasja e 15 vjeçarit që shokoi Kosovën: Gjithçka nisi për një shoqe të klasës!

Aktuale

Vrasja e 15 vjeçarit që shokoi Kosovën: Gjithçka nisi për një shoqe të klasës!

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 11:58
Shpejtim dhe Lirim Buduri

Rreth tri javë pas vrasjes së nxënësit të Mjekësisë, Lirim Buduri, mes dhimbjes e mallit për djalin ka folur për herë të parë babai i tij, Shpejtimi.

Në një prononcim babai i 15-vjeçarit tha se nga ajo që e ka njoftuar një polic hetues, zënka ka nisur për një shoqe të klasës së Lirimit me të cilën i ndjeri ka bashkëpunuar për mësime dhe detyra, ndërsa e njëjta është ngacmuar nga dorasi

Nxënësi i shkollës “Luciano Motroni” në Prizren u ther me thikë për vdekje nga shoku i tij i paraleles, pak metra larg shkollës ku vijonte mësimin.

Por çfarë dihet deri më tani për vrasjen që shokoi vendin?

Babai i të ndjerit, ka dhënë versionin e tij nga ajo çfarë ka dëgjuar nga një polic hetues. Teksa i duket i çuditshëm fakti sesi djali i tij në ditën kritike kishte pasur me vete një revole pa plumba.

“Një vajzë e ka ngacmuar personi që e ka vra djalin tim, vajza ka qenë shoqe e klasës së djalit tim me të cilën kanë bashkëpunuar për detyra të shkollës, ky i ka dalë zot asaj….Më pas në ditën e parë të shkollës kanë dal me u merr vesh me kriminelin, djali e ka pas një revole me veti pa plumba, e cila nuk e di sesi i ka ra në dorë, ai ka qenë nxënës shumë i mirë dhe ka fituar në shumë gara të shkollës, por sipas asaj që më kanë thënë se kanë pa policët hetues në pamjet e kamerave, pasi flet me djalin tim, vrasësi shkon me thikë dhe e godet në zemër, sikur me pas informacione se revolja nuk ka plumba, kjo mund të jetë një kurth që s’po e dina sesi ka ndodhur”, tha Buduri

I pyetur nëse familja e dorasit ka kontaktuar me të pas tragjedisë së ndodhur, Buduri tha se ka dëgjuar që i mituri nuk ka familje dhe nuk është i interesuar të ketë kontakte me ta.

“Me familjen e tij nuk kam kontakte, me sa jam informuar atij i ka vdekur babai, ndërsa nëna i ka shkuar në Gjermani, por edhe nuk dua të kem kontakte me ta”, shtoi ai ndër të tjera.

Tutje, babai i 15-vjeçarit tha se i mungon shumë djali dhe shpesh herë ëndërron që ai të kthehet.

“Shpesh herë ëndërroj që djali im të kthehet, kam qenë shumë i lidhur me të dhe më ka ndihmuar shumë në biznes”, tha ai tutje

Ai tha se dhimbja është shumë e madhe, por tani e kanë marrë pak sa vetën.

Pas vrasjes, Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të miturit J.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”

Ndërsa, disa ditë më vonë, i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji edhe dy të dyshuarve të tjerë. Njëri nga të paraburgosurit dyshohet se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi dhe kontroll ose posedim të paautorizuar të armës si dhe pjesëmarrje në rrahje ndërsa i dyshuari tjetër për veprën penale pjesëmarrje në rrahje.

Lirim Budurit i është dhënë lamtumira e fundit më 19 janar në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat