​IKD: Programet e partive për drejtësinë, të mbushura me popullizma

Aktuale

​IKD: Programet e partive për drejtësinë, të mbushura me popullizma

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka analizuar programet politike të katër partive kryesore në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke u fokusuar te pjesa e programit për sistemin e drejtësisë.

Analiza e IKD-së ka përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, të cilat ndër pjesët kryesore të programeve të partive politike i kushtohet sistemit të drejtësisë, luftimit të korrupsionit e krimit të organizuar

IKD konsideron se shumë pika programore të propozuara nga partitë politike janë në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe praktikat ndërkombëtare, dhe janë të parealizueshme për shkak të rrethanave që nuk varen vetëm nga Kosova, por edhe nga procese të tilla sikurse anëtarësimi në OKB.

Pjesë të “reformave” në drejtësi të përfshira në programet e partive politike tashmë janë një realitet në Kosovë, pasi që janë procese që veçse kanë përfunduar, ndërsa shumë pika tjera të programeve të partive politike janë vetëm konstatime të përgjithshme dhe abstrakte që nuk përmbajnë veprime konkrete se si do të arrihen reformat e proklamuara, përfundon reagimi i IKD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat