Hashim apo Albin? Flet protagonisti i videos nga tubimi i Vetëvendosjes në Kaçanik

Aktuale

Hashim apo Albin? Flet protagonisti i videos nga tubimi i Vetëvendosjes në Kaçanik

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:01
Hashim apo Albin? Flet protagonisti i videos nga tubimi i Vetëvendosjes në Kaçanik

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Milazim Salijaj ka mohuar se e ka quajtur Albin Kurtin, Hashim Kurti në një tubim të Vetëvendosjes në Kaçanik.

Ai ka thënë se e gjithë kjo është montazh dhe që ky emër nuk i bie as në mend.

“Kanë ba montazh qysh janë msu me i ba. Mundem me ua dergu videon e plotë. Unë nuk kam thanë kurrë ashtu (Hashim), se me pas në mend najherë atë emër do të isha me ata”, ka thanë ai.

Video është nxjerrë nga një simpatizues i LVV-së që ndodhej në këtë tubim të djeshëm.Videon mund ta ndiqni në këtë link.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat