Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së akuzojnë rëndë Aleksandër Lumezin, ja kërkesa për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Aktuale

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së akuzojnë rëndë Aleksandër Lumezin, ja kërkesa për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Nga: P.R Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:10
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, ka deklaruar se nëse ai vjen në pushtet, do të konfiskohet pasuria e atyre, që sipas tij kanë vjedhur.

“Një ndër projektligjet e para që do të sjellim në Kuvend të jetë që mërgatat të votojë në Konsullata dhe Ambasada dhe ai për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme, se me vjedhë nuk bën. Jo që nuk bën me vjedhë. Ata që kanë vjedhë duhet me ua konfisku pasurinë e pajustifikueshme. Kjo është pasuri e krijuar para syve dhe hundëve të Bashkësisë ndërkombëtarë, kishim QIUNT, UNMIK, EULEX. Këta u pasuruan ilegalisht, brutalisht, para syve të tyre dhe neve do të na duhet tash të merremi me këtë problem kaq të madh. Do të kishte qenë mirë që faktorët ndërkombëtar të na ndihmojnë”, ka thënë Kurti.

E në mbështetje të tij ka dal edhe familja e Haki Imerit, veprimtarit të vrarë të LDK-së.

Familja Imeri përmes një reagimi në facebook, kanë hedhur akuza të rënda ndaj Aleksandër Lumezit, kryeprokuror i shtetit të Kosovës.

“Premtimi i Albin Kurtit se do ta bëjë shtetin funksional dhe shtet juridik kjo ngjallë shpresën dhe i jep votën atij, ai duhet ta trajtojë votën si instrument për ta ndërtuar ardhmërinë e qytetarit. Çfarë shteti është Kosova kur KRY-prokurori i shtetit Aleksandër Lumezi ka zënë pozitën pa diplomë fare, madje edhe më rëndë ka një diplomë fallco, kjo është e hulumtuar dhe konstatuar”, shkruan familja Imeri.

“Ky është krim në vete, duhet një panel ndërkombëtar ta hetojë këtë skemë kriminale të cilën e ka kurdisur Hashim Thaçi, për ta kapur drejtësinë ashtu edhe ndodhi.Por vendi ka filluar të marrë frymë...! Aleksandër Lumezi ka dorë gjithashtu në përndjekjen e prokurorit Elez Blakaj duke u bërë palë me të gjithë ata veteranë të rremë kundër shtetit ligjor, dorën në zemër në këtë përndjekje të përbashkët janë pjesëmarrës edhe eksponentë të AAK-së, përfshirë edhe pretendentin për president Ramush Haradinaj”, thuhet më tej në reagimin e familjes Imeri.

Ata shtojnë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duhet t’i mbajnë premtimet e tyre elektorale, nëse më të vërtetë e donë Kosovën.

“Premtimi elektoral se do te ua konfiskon pasurinë e pa ligjshme ky premtim duhet patjetër të mbahet, të gjithë ata komandantë e politikanë që ne i njohim si paren e kuqe, për 20 vite janë bërë kullera, multimilionera duke zhvatur vendin dhe shtetin në emër të luftës dhe lirisë, kjo ndodhë vetëm në atë vend ku nëntoka bën ligjin. Konfiskimi i pasurisë së paligjshme e forcon shtetin dhe dobëson krimin, luftimi i krimit dhe korrupsionit është kriteri themelor që Kosovës t’i ndodh liberalizimi i vizave dhe integrimi euroatlantik. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nëse dojnë Kosovën ashtu siç po flasin duhet guximshëm t’i mbajnë premtimet deri sa shteti të behet zot i vendit”, përfundon reagimi i familjes Imeri, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat