ATK: Tejkalohet plani i të hyrave për muajin janar, mbledhin 4 milionë euro më shumë

Aktuale

ATK: Tejkalohet plani i të hyrave për muajin janar, mbledhin 4 milionë euro më shumë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për muajin janar thonë të kenë shënuar 4 milionë euro më shumë të hyra.

“Të hyrat në Administratën Tatimore të Kosovës(ATK) për muajin janar kanë shënuar performancë të mirë duke tejkaluar pritshmëri e planifikuara. Për muajin e parë të këtij viti janë mbledhur 64.04 milion euro, që në krahasim me planin kemi rreth 4 milion euro të mbledhura më shumë”, thuhet në komunikatën për media nga ATK.

Nëpërmjet një komunikate thuhet se trendi i arritur për këtë muaj, tregon një nismë të mirë të punës së ATK.

“Trendi i arritur për këtë muaj, tregon një nismë të mirë të punës së ATK-së e cila patjetër se do të ketë reflektim edhe në aktivitetet tjera, të cilat vitin 2020 si shkak i pandemisë janë zhvilluar brenda mundësive, të cilat kanë lejuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. ATK është në fazën e finalizimit të dokumenteve strategjike, të cilat do të përcaktoj objektivat dhe aktivitetet tjera për këtë vit dhe vitet në vazhdim”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat