Befason analisti, propozon Valdete Dakën për Presidente të Kosovës

Aktuale

Befason analisti, propozon Valdete Dakën për Presidente të Kosovës

Nga: A.Morina Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 16:18
Valdete Daka

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ditëve të fundit ka marrë kritika dhe është përballur me akuza të rëndë, shkaku i moscertifikimit të disa personave për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mirëpo, krahas kritikave, Daka po mbështetet nga profesor dhe njohës të çështjeve politike.

Madje, analisti politik, Rexhep Shahu përmes një postimi në Facebook, e ka propozuar Valdete Dakën për Presidente të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Valdete Dakën unë do ta propozoja Presidente të Kosovës pasi ajo u bë gardiane e mbrojtjes së ligjit dhe Kushtetutes në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat