“A mund ta kenë vrarë shokët e tij”, ja si ishte përgjigjur gruaja e komandant Drinit para gjykatësit

Aktuale

“A mund ta kenë vrarë shokët e tij”, ja si ishte përgjigjur gruaja e komandant Drinit para gjykatësit

Nga: P.R Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 17:36
Hajrije Rexha dhe Ekrem Rexha

Faqja në facebook “Ekrem Rexha Komandant Drini“, faqe kjo që mënagjohet nga familjaret ë Komandant Drinit, përmes një postimi kanë rikujtuar gjykimin për vrasjen e komandant Drinit.

Ata kanë publikuar një pjesë të deklaratës së bashkëshortes së komandant Drinit, Hajrije Rexha, e cila ishte pyetur nga gjykatësi se “A të ka shkuar në mendje se mund ta kenë vrarë shokët e tij?”.

““Ata që mund të më vrasin janë larg (duke aluduar tek serbët), nuk kamë pse të ruhem apo frikësohem, sepse s’i kamë bërë askujt asgjë” “Shpesh i thosha të mos ua thotë njerëzve në sy atë që ai mendon, sepse njerëzit mund të mllefosen, por ai më thoshte se më mirë ta thotë të vërtetën në sy që mos të përsëritet gabimi dy herë”, ka thënë ajo. “A të ka shkuar në mendje se mund ta kenë vrarë shokët e tij?”, ka pyetur gjykatësi. “I kam thënë gjithmonë ruaju, por ai thoshte, ‘ata që mund të më vrasin janë larg’, duke aluduar tek serbët dhe thoshte se nuk ka pse të ruhet apo frikësohet, sepse s’i ka bërë askujt asgjë”, ka thënë dëshmitarja Hajrije Rexha”, thuhet në postimin e faqes “Ekrem Rexha Komandant Drini“.

Kujtojmë se Ekrem Rexha i njohur si komandant Drini ishte vrarë më 8 maj të vitit 2000. Sot e asaj dite, vrasja e tij mbetet ende një enigmë e pazgjidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat