A kishte kryer shkollë Isa Boletini? Valdete Idrizi vihet në siklet, përgjigjet kandidati i LDK-së

Aktuale

A kishte kryer shkollë Isa Boletini? Valdete Idrizi vihet në siklet, përgjigjet kandidati i LDK-së

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 18:58
Valdete Idrizi

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Valdete Idrizi ka thënë se e ka njohur Isa Boletinin si strateg i madh dhe si një guximtar por nuk ka njohuri nëse Boletini kishte kryer shkollë.

Idrizi e pyetur se sa vite shkollë i kishte kryer Isa Boletini, duke ia kujtuar se edhe Universiteti në Komunën e Mitrovicës mbanë emrin e tij, kjo e fundit tha se nuk e dinë.

“Nuk e di saktë sa vite shkollë, por ai ka qenë strateg i madh, një guximtar shumë i madh për besë nuk e di sa vjet i ka kry shkollë se atëherë ka qenë kohë më ndryshe. Gjithçka kam ditë për atëdhedashurinë e tij, guximin, por nuk e di a ka kry shkollë”, ka thënë Idrizi.

Ndërkohë është përgjigjur kandidati për deputet nga LDK-ja, Fahredin Spahija, i cili tha se Isa Boletini nuk ka kryer shkollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat