Thaçi për Hamzën e PDK-së: Qysh me i besu tash, ai ka qenë në Qeveri

Aktuale

Thaçi për Hamzën e PDK-së: Qysh me i besu tash, ai ka qenë në Qeveri

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 22:20
Jusuf Thaçi

Analisti Jusuf Thaçi thotë se partitë politike kanë programe të mira, por mungon zbatimi i tyre. Thotë se ka pak qytetarë që besojnë se këto programe do të realizohen.

“Subjektet politike ish dashtë me i bo prioritet gjërat më të rëndësishme me atë buxhet që e kemi”, thotë Thaçi.

“Nëse përjashtohen keqpërdorimet, keqqeverisja, korrupsioni besoj që ndikojnë në rritjen e buxhetit mirëpo është problematike për shembull atë natë profesor Hamza që ishte këtu, kur biseduam në detaje se nga do të vijë ai dy miliardëshi shtesë gjatë një mandati katër vjeçar…qysh me besu kur ai ka qenë në disa qeveri, pse s’e ka formalizu pra, pse si ka gjeneru ato të hyra në buxhetin e shtetit kur e ka pasur qoftë kryeministrin qoftë Minsitrinë e Financave”, shpjegoi Thaçi.

‘Kjo ndodh me të gjithë partitë politike që kanë qeverisë”, theksoi ai.

“Arsimin asnjëra prej tyre nuk e ka vënë prioritet”, kritikon Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat