Ish-këshilltari i Thaçit akuzon ashpër Albin Kurtin: Ke fobi ndaj uniformave ushtarake, e refuzove edhe të UÇK-së

Aktuale

Ish-këshilltari i Thaçit akuzon ashpër Albin Kurtin: Ke fobi ndaj uniformave ushtarake, e refuzove edhe të UÇK-së

Nga: N.Sh Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 10:24
Adil Behramaj

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj përsëri ka reaguar ndaj Albin Kurtit.

Lideri i LVV-së dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka deklaruar se shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm në Kosovë.

E për këtë Behramaj thotë se, Kurti është 46 vjeçar, ndërsa shërbimi ushtarak do të bëhet deri në moshën 45 vjeç.

Pra sipas tij, Kurti po shpëton pa e kryer ushtrinë, duke e akuzuar se ka fobi ndaj uniformave pasi që edhe atë të UÇK-së e kishte refuzuar.

“Kurti paska deklaruar sërish që shërbimi ushtarak në Kosovë do të bëhet i detyrueshëm. Sigurisht nga mosha 18 deri në 45 vjeç, siç planifikonte më herët. Vetë, si 46 vjeçar, prapë shpëton pa e kryer ushtrinë. Ka fobi ndaj uniformave ushtarake, se edhe të UÇK-së e ka pas refuzuar! :))”, ka shkruar Behramaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat