“Shpërthen” njeriu i afërt i Agim Veliut ndaj Vjosa Osmanit: Çfarë hipokrizie e pafytyrësie...

Aktuale

“Shpërthen” njeriu i afërt i Agim Veliut ndaj Vjosa Osmanit: Çfarë hipokrizie e pafytyrësie...

Nga: N. H Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 11:09
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka thënë se deklaratat që i kishte bërë në të kaluarën për tashmë partnerin e saj të koalicionit, Albin Kurtin, kanë qenë të ndikuara edhe nga LDK-ja.

Ajo tha se ka pasë paragjykime ndaj Kurtit në bazë të “konstruksioneve të ndërtuara në LDK”

“Është e vërtetë që për një kohë të gjatë kam qenë e rrethuar me njerëz që kanë ndërtuar koncesione të tilla dhe që ka qenë e pamundur t’i vërtetosh. S’kam pasë kontakt me Kurtin që ta njihja mirë. Kam pasë paragjykime bazuar në ato konstruksione në partinë ku isha”, tha Osmani.

E, pas kësaj deklarate, ka ardhur reagimi nga Bajram Gecaj. Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka reaguar u.d presidentes, Vjosa Osmani, lidhur me deklarata e kësja të fundit dhënë në një intervistë.

Gjithë këtë, Gecaj e ka quajtur hipokrizi dhe pafytyrësi e skajshme nga ana e Osmanit.

Ja shkrimi i tij:

Image
Bajram Gecaj

Çfarë hipokrizie e pafytyrësie e skajshme! Aghhhh ....

... ndikimi i tillë tregon edhe mungesë inteligjence të ushtrueses.

“S’kam pasë kontakt me Kurtin që ta njihja mirë. Kam pasë paragjykime bazuar në ato konstruksione në partinë ku isha”, paska thënë mbrëmë ushtruesja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat